Ndodh edhe kështu; grabitet trofeu i Turit të Francës

Zhduket pa nam e pa nishan trofeu i Turit të Francës së këtij viti që u fitua nga ciklisti i Team Sky, Gërent Tomas. është vetë skuadra britanike e ciklizmit që e bëri të ditur lajmin në komunikatën e saj për shtyp ku theksonte se trofeu është grabitur dhe se denoncimi u bë menjëherë në polici me këtë të fundit që nisi pa ngurruar hetimet e saj për këtë ngjarje.

Gjithcka ka ndodhur në Cycle Show të hapur në Birmingam, ku ishte ekspozuar trofeu i turit të Francës së bashku me atë të Xhiros së Italisë të 2018 dhe trofeun e Xhiros së Spanjës të vitit 2017. për atë cfarë ndodhi reagoi edhe vetë Gërent Tomas i cili e përkufizoi grabitjen e trofeut si një ngjarje të shëmtuar.

‘Trofeu ka një vlerë të kufizuar, por një domëthënie të madhe për mua dhe skuadrën-deklaroi Tomas-shpresoj që ai që e grabiti atë ta kthejë.Trofeu është i rëndësishëm, por ato që kanë më shumë rëndësi janë kujtimet e kësaj vere të pabesueshme dhe ato askush nuk mund t’i grabisë’.

sfidanti.al