Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare trajneri i basketbollit kosovar Illmen Bajra.Bajra kishte punuar në disa skuadra kosovare si Bashkimi e Rahovecin, derisa ishte edhe ndihmës te KB Prizreni. Suksesi më i madh i të ndjerit ishte titulli kampioni me KBF Bashkimi në vitin 2018. Kohwt e fundit ai po punonte në skuadrën gjermane Bad Homburg si trajner. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ish-skuadra e Bajrës KB Proton Cable Prizreni.
Njoftimi i plotë nga Proton Cable Prizreni:
“Para pak çastesh në moshën 33-vjeçare ka ndëruar jetë trajneri Illmen Bajra. Klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershme në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin”.
sfidanti.al