Courtouis: Sa te jëtë Tedesco, nuk luaj për Belgjikën

Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois ka bërë të ditur se nuk do të luajë në Euro 2024 edhe nëse shërohet nga dëmtimi i gjurit dhe arsyeja është se ai nuk dëshiron të jetë nën urdhrat e trajnerit Domenico Tedesco. Në një intervistë për portalin Sporza, Courtois ka folur për herë të parë publikisht për problemin që ka me trajnerin italian. Prej muajsh mediat belge shkruanin se Courtois u zemërua me Tedescon kur nuk i dha shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër Austrisë edhe pse shpresonte të festonte ndeshjen e 100-të në fanellën e kombëtares. Courtois konfirmoi se u zemërua me trajnerin për shkak të këtij detaji por kjo nuk ishte pika që mbushi gotën. “Nëse kjo do të ishte arsyeja e vendimit tim, unë do të kisha ndaluar së mbrojturi portën e Belgjikës që në mars kur Tedesco vendosi që De Bruyne të ishte kapiten dhe se unë dhe Lukaku do të ishim zëvendësues, por pa një hierarki të qartë”, tha Courtois dhe më pas shpjegoi se çfarë e detyroi atë të merrte një vendim drastik për t’u tërhequr përkohësisht nga kombëtarja.

“De Bruyne ishte i dëmtuar dhe ai na tha vetëm disa orë para ndeshjes së parë se Romelu do të jetë kapiten kundër Austrisë, dhe unë kundër Estonisë tre ditë më vonë. Aty në atë moment u thye brenda meje. Nuk durova dot më, pas ndeshjes me Austrinë u ula me Tedescon dhe drejtorin e kombëtares Franky Vercauteren dhe folëm hapur. Thjesht e ndjeva qe as ai as federata nuk më vlerësoi”, shtoi portieri duke treguar detajin më tronditës.

sfidanti.al