NBA, Xhejms Harden një ‘marsian’, rekord trepikëshash në Golden Stejt-Nju Orlins

Vazhdon seria e pabesueshme e pikëve të shumta të Xhejms Harden në kampionatin e NBA. Pas 57 pikëve të shënuara në fitoren e Hjustonit ndaj Memfis, basketbollisti i Rokets shënoi 58 pikë në përballjen me Bruklinin dhe është vetëm 2 pikë larg rekordit të tij personal. Por këtë radhë, kjo paraqitje monstruoze e tij në parket nuk e ndihmuan skuadrën teksane që të evitojë humbjen ndaj Nets që erdhi vetëm pas kohës shtesë 142-145. Me këto statistika, Xhejms Harden e coi në 18 numrin e ndeshjeve radhazi me mbi 30 pikë personale duke e kërcënuar akoma më shumë rekordin e Cambërlejn me 20 ndeshje radhazi me mbi 30 pikë të vendosur në vitin 1964.

Me ritme rekordi u zhvillua edhe ndeshja mes Golden Stejt dhe Nju Orlins ku ‘gara’ ishte për gjuajtjet nga distanca e tre pikëve. Në total në këtë përballje të dyja skuadrat shënuan 43 herë nga distanca prej 7.24 m duke vendosur një rekord të ri në historinë e NBA. Në fund skuadra që arriti të fitojë këtë ‘luftë trepikëshash’ ishte pikërisht skuadra kampione e NBA. Ai që u bë protagonist në këtë ndeshje ishte pikërisht Stiven Kërri, specialisti i gjuajtjeve nga distanca. Golden Stejt e fitoi sfidën 147-140, ndërsa Kërri shënoi 41 pikë duke u treguar i saktë për 3 pikë në 8 tentativa. Edhe këtu ka një rekord, Kërri bëhet i pari basketbollist në historinë e NBA që tregohet i saktë në 8 gjuajtje për 3 pikë në 3 ndeshje radhazi.

sfidanti.al