NBA, tani është zyrtare, sezoni do të nisë në 22 dhjetor

Sezoni 2020/2021 në NBA do të nisë në 22 dhjetor. Lajmi u zyrtarizua nga vetë drejtuesit e NBA dhe NBPA nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohet se dy organizmat kanë mundur të gjejnë marrëveshjen mes tyre si për datën e startit të sezonit, ashtu edhe për përshtatjen e disa dispozitave të kontratës aktuale kolektive të ndikuar nga pandemia Covid-19.

Tani ky akord do të duhet t’i nënshtrohet votimit në Këshillin Administrativ të Ligës. Kjo do të thotë se me startin e sezonit në 22 dhjetor,secila prej skuadrave të kampionatit amerikan të basketbollit do të luajë 72 ndeshje në sezonin e rregullt, programi i të cilit do të zbulohet në javët e ardhshme.

Sfidanti.al