MotoGP, Marquez kthehet zyrtarisht në gara në vitin 2020

‘Nuk do të garoj më në këtë sezon. Pasi vlerësova gjendjen e krahut me mjekët dhe skuadrën time, vendosëm që zgjidhja më e mirë është kthimi në pista vitin e ardhshëm’-Në këtë mënyrë, kampioni i botës në MotoGP, Marc Marquez, konfirmoi se sezoni i tij tashmë është mbyllur.

‘Është koha që të vazhdoj me procesin e riaftësimit-shkruante në rrjetet sociale Marquez që e dëmtoi krahun e djathtë të garën e hapjes së botërorit në Jerez gjatë një rrëziumi dhe iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale-Faleminderit për mesazhet inkurajuese. Mezi pres që të kthehem në 2021’.

Me fjalë të tjera, Marquez nuk do të marrë pjesë as në garën pasardhëse në pistën e Valencias e parashikuar të zhvillohet fundjavën e ardhshme dhe në garën e fundit të Botërorit në Portimao të Portugalisë

Sfidanti.al