NBA, Stephen Curry i rekordeve, shënuesi i dytë më i mirë për 3 pikë në histori

Utah Jazz fiton ndeshjen, Stephen Curry bën historinë. Skuadra nga Salt Lake City mpoishti Golden State duke regjistruar fitoren e 8 radhazi për ta cuar në 12 fitore e 4 humbje bilancin, por lajm kryesor në media u bë pikërisht ylli i Warriors. Në fakt Stephen Curry u bë shënuesi i dytë më i mirë nga distanca e 3 pikëve në historinë e NBA.

Ai e nisi sfidën me 4 gjuajtje për 3 pikë larg Reggie Miller, ‘sniperin’ mitik të Indiana Pacers dhe në Salt Lake, Curry shënoi në 5 gjuajtje nga distance për t’u ngjitur në kuotën e 2562 gjuajtjeve të sakta për 3 pikë. Tani përpara tij është vetëm Ray Allen i cili mund të rrijë edhe për ca kohë I qetë pasi rekordi i tij është 2973 gjuajtje për 3 pikë të shënuara me fanelat e Milwaukee, Seattle, Boston dhe Miami.

Sfidanti.al