NBA, Houston çfarë rekordi, skuadra u shit për 2.2 miliardë dollarë

Houston Rockets vendos një record të ri në NBA. Skuadra teksane e basketbollit u shit për 2.2 miliardë Dollarë, shifra më e lartë e shpenzuar ndonjëherë në historinë e këtij kampionati kur bëhet fjalë për shitjen e një skuadre. Janë disa media amerikane që flasin për përfundimin me sukses të këtij transaksioni duke zbuluar edhe emrin e pronarit të ri të Houston dhe bëhet fjalë për miliarderin Tilman Fertitta, numri 1 i zinxhirit të restoranteve ‘Landry’s’.

Ky transaksion thyen rekordin e vendosur në 2014 nga LA Clippers kur u shit për 2 miliardë dollarë. Houston Rockets që nga viti 1993 ishin në duart e Les Alexander që e kishte blerë për 85 milionë dollarë. Skuadra teksane këtë vit dëshiron të jetë në rolin e protagonistes në sezonin e rregullt e sidomos në playoff kjo edhe falë ardhjes së Chris Paul nga LA Clippers që së bashku me james Harden pritet të formojë një nga dyshet me të talentuara në NBA.

Sfidanti.al