Navratilova, rekordi që askush nuk e ka thyer asnjëherë

Martina Navratilova, tenistja ikonë e një brezi të artë të raketës botërore është edhe një nga rekodmenet që u ka rezistuar sulmeve të motrave Williams në dekadat e fundit. E lindur në Çeki por e natyralizuar amerikane, Navratilova ka thyer disa rekorde të rëndësishme në karrierën e saj por një prej tyre vazhdon t’i rezistojë kohës edhe sot. Bëhet fjalë për sukseset rresht në turneun e Wimbledon, plot 6 të tillë nga viti 1982 deri në vitin 1987 dhe ky nuk është një rekord dosido por një prej arritjeve më të mëdha sportive pasi po flasim për turneun më të vjetër të planetit që ka konturuar edhe rregullat e tenisit modern. Në erën moderne të turneve Open, asnjë teniste femër nuk ka fituar më shumë se 3 turne rresht në fuhat me bar në periferi të Londrës.

Navratilova fitoi në total 9 tituj në Wimbledon dhe kjo tregon qartë dominimin e saj në këto fusha ndërsa në total ajo ka triumfuar në 18 turne grand slam e në total numëron 59 tituj, një tjetër rekord që askush nuk ka arritur ta thyejë deri në ditët e sotme. Për 332 javë rresht ajo ka mbajtur vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm duke u paraprirë në këtë klasifikim nga Steffi Graf ndërsa është e vetmja në histori që ka qëndruar për 200 javë në vendin e parë të të dyja disiplinave, teke dhe çift.

sfidanti.al