Valentino Rossi do të garojë në Valencia në Cmimin e Madh të Evropës në Botërorin e Formula 1. Doktori mëngjesin e kësaj të premteje iu nënshtrua një testi të dytë me tampon për Covid-19, që rezultoi negativ, me italianin që fitoi në këtë mënyrë të drejtën për t’u kthyer në pistë me Yamaha M1 të tij, 1 muaj pas garimit të tij të fundit.
Rossi që rezultoi pozitiv me Covid-19 në 15 tetor, të enjten iu nënshtrua një testi që rezultoi negativ dhe që nga ai moment, italiani mori vendimin për tyë udhëtuar drejt Valencias me një fluturim privat me shpresën se do të rezultonte negative edhe në testin e dytë në tokën iberike. Mëngjesin e së premtes Doktori kreu testin vendimtar që konfirmoi se ishte shëruar nga coronavirusi.
Nëse Rossi nuk do t’ia dilte mbanë, në vendin e tij do të garonte Garrett Gerloff që do të bënte debutimin e tij në Botërorin e MotoGP.
Sfidanti.al