MotoGP, Rosi: E ardhmja ime? Do të vendos vitin tjetër

Po afron 39 vjetori i lindjes së tij, por Valentino Rossi duket se nuk ka ndërmend ‘të dalë në pension’ për momentin. Piloti italian i Jamahës ka deklaruar se ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij dhe se me shumë gjasa do të marrë një vendim për të gjatë Botërorit të MotoGP të vitit 2018 ku do të kërkojë sërish që të fitojë titullin e 10 për pilotë.

‘Do të vendos për atë që do të bëj gjatë 2018 pasi të kem parë nëse pas disa garave do të jem kompetitiv apo jo. Por mua do të më pëlqente që të vazhoja të garoja-tha Valentino Rossi në një intervistë për ‘Sky Sport 24’.

Valentino Rossi prej kohësh ka dalë jashtë luftës për titullin botëror të këtij viti, një titull i cili do të vendoset në garën e fundit, atë të Valencias. Këtë vit ata që duelojnë janë mark markez dhe Andrea doviciozo me iberikun që është në avantazh prej 21 pikësh.

‘Doviciozo ka një mision të vështirë në këtë përballje me markez-vijoi Rossi-por zakonisht kur ka një shpresë qoftë kjo edhe minimale, nëse beson te suksesi e bën tentativën. Doviciozo ka bërë gjëra të pabesueshmme. Titulli do të vendoset në garën e fundit dhe do të ketë tensione sportive’.

Sfidanti.al