MotoGP, ndryshon kalendari, del GP e Finlandës, 2 gara në Austri

Kalendari i Botërorit të MotoGP në kohët e pandemisë Covid-19 është gjithnjë në përditësim e sipër. E reja e fundit për sezonin e këtij kampionati është anulimi i garës së Finlandës e programuar të zhvillohej në 9-11 korrik në pistën e re të KymiRing në Iitti. Në vend të ndalesës finlandeze  që ka hapësirë në kalendar deri në vitin 2026, do të jetë Cmimi i Madh i Stirias, në Austri, një vend që ashtu sikurse edhe vitin e kaluar do të presë 2 gara të MotoGP

Kështu, pas Cmimit të Madh të Assen në Holandë në 25-27 qershor, botërori i motorëve do të ketë pushime të gjatë. Në fakt për të lejuar zhvillimin e dy garave austriake të cilat nuk janë vendosura në datat e garës së Finlandës në kalendar me garën e Stirias që do të zhvillohet në 6-8 gusht dhe në fundjavën paraardhës e të saj do të jetë gara ‘klasike’ e Red Bull Ring

Ndërkaq, një tjetër garë mund të dalë nga kalendari i MotoGP të 2021 dhe bëhet fjalë për garën e Australisë në Phillip Island në 22-24 tetor. Ndalesa Australiane mund të dalë nga kalendari për shkak të vendimit të qeverisë për të mbyllur kufijtë e vendit deri në 2022. Që do të thotë se në Australi nuk do të ketë ardhje apo largime personash, përvec rasteve të vecanta që do të shqyrtohen vecmas.

Në këtë moment, sipas direktivave në Canberra, ata që hyjnë në Australi janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë, që përbën një tjetër pengesë për zhvillimin e garës së MotoGP në këtë vend në 2021

Sfidanti.al