Marc Marquez bën të tijin edhe Cmimin e Madh të Çekisë. Piltoti spanjoll triumfoi në një garë të vështirë ku kushtet meteorologjike patën ndikimin e tyre duke e nisur fazën e dytë të sezonit aty ku e la në Gjermani, në shkallën më të lartë të podiumit. Marquez, për të cilin kjo është fitorja e tretë sezonale, la pas krahëve të tij në pistën e Brnos dy bashkëkombasit e tij Dani Pedrosa me të cilin është shok skuadre te Honda dhe Maverick Vinales të Yamahës. Ishte një sukses që Marquez e arriti jo vetëm shpejtësisë dhe inteligjencës së tij, por edhe falë gabimeve të kundërshtarëve.
Katalanasi rrezikoi jo pak kur hyri i pari në bokse për të ndërruar motorin një lëviozje kjo që për më tepër ishte edhe e detyruar. Por gjithcka shkoi mirë për 23 vjecarin i cili kaloi i pari vijën e finishit për të plotësuar treshen spanjolle me Pedrosën dhe Vinales mënyra më e mirë për të bërë homazh për Angel Nieton. Ndryshe ndodhi me Valentino Rossin që nuk mundi të shkojë më shumë se vendi i katërt duke ia rrëmbyer ate Cal Crutchlow, një rezultat ky që la një shije të hidhur te piloti italian. Pas kësaj gare, Marquez sheh të shkëputet në krye të renditjes me spanjollin që tani është 14 pikë më shumë se Vinales e 22 më shumë se Rossi
sfidanti.al