Moto GP përgatit startin, si kurrë më parë me 5 kampionë

Botërori 2025 i Moto GP-së ka nisur numërim mbrapsht, teksa këtë fundjavë do të startojë sezoni ri, me eventin e parë në Tajlandë. Për herë të parë që nga viti 1949, klasi mbretëror i motorëve do të ketë pesë kampionë të botës në pistë. Më konkretisht, Horge Martin, kampionin në fuqi. Mark Markez, tetë herë kampion i botës (6 tituj në Moto GP si dhe nga një titull në klaset 125 dhe në Moto2). Peko Banjaja, dy herë kampion botë ne Moto GP dhe me një titull në Moto2. Fabio Kuartararo dhe Joan Mir, me nga një titull në Moto GP, me spanjollin që koleksionon edhe një sukses në Moto 3.

Në total, në fillim të Moto GP 2025, janë 13 pilotë kampionë botërorë, më shumë se gjysma e të gjithë konkurrentëve. Përveç Martinit, që do të mungojë në startin e sezonit për shkak të dëmtimit të pësuar në fillim të shkurtit, Mark Markez, Bagjnaja, Kuartararo dhe Mir, siç e përmendëm e kanë provuar shijen e suksesit në klasin e lartë. Gjithashtu do të jenë edhe Pedro Akosta, kampioni i botës në Moto3 dhe Moto2, Aleks Markez me trume në Moto3 dhe në Moto2, i ndjekur nga Enea Bastianini si kampion bote në Moto2, Brad Binder me sukses në Moto3, Maverik Vinjales triumfues në Moto3, Franko Morbideli në Moto2, Johan Zarko si dy herë kampion në Moto2 dhe në fund Ai Ogura, i cili është kampioni në fuqi i Moto2.

sfidanti.al