Montezemolo skeptik për Ferrarin

Tifozët e Ferrarit këtë vit nuk janë aspak të kënaqur nga Botërori i mbyllur pak javë më parë në Abu Dhabi, ku Lando Norris fitoi titullin e parë. Vendi i 5-të për Leclerc me 242 pikë dhe Hamilton pas tij me 156 pikë. Vendi i 4-t në renditjen e konstruktorëve.

Tani do të hapet një cikël, me shpresën që të jetë viti i duhur për të fituar një Botëror, që Ferrarit i mungon nga 2007-a për pilotët me Kimi Raikkonen dhe nga 2008-a për kontruktorët.

Për këtë temë ka folur ish-presidenti i skuderisë italiane, Luca Cordero di Montezemolo, i fundit që solli titullin në Maranello. Ai ka bërë një batutë para Superkupës së Italisë, si tifoz i Bologna. “A do ta fitojë më parë titullin Bologna, apo Ferrari Botërorin e Formula 1? Me ambientin që është krijuar në Maranello, më parë fiton titullin Bologna…”, – është shprehur Montezemolo.

Titullin e fundit Bologna e ka fituar në 1964-ën. Duhet theksuar fakti se 2008-2025 është periudha më e gjatë që Ferrari nuk fiton as Botërorin e pilotëve dhe as të konstruktorëve. Kriza më e gjatë më parë kishte qenë 1983-1999.

sfidanti.al