Nuk ishte mbrëmja e kapitenit, por sidomos e Kris Midëltonit, madje e gjithë skuadrës. Miluoki Baks kaloi një provë të jashtëzakonshme në fushën e Uashingtonit duke rritur edhe më tej bilancin e sezonit në NBA, ndërsa u desh të përballej me një yll në momentin e jetës. Bredli Bil (Beal) realizoi 55 pikë duke vendosur rekordin e karrierës për të dytën herë radhazi, por sërish Miluoki ia doli 137-134.
Antetokumbo shënoi 22 pikë duke luajtur më pak se 25 minuta, me gjasë për shkak të ndonjë dëmtimi ose sepse trajneri dëshiron që të mos e lodhë shumë. Ai kapi edhe 14 topa në tabela e dha 2 asiste, por udhëheqjen e mori Midëltoni me 40 pikë në 41 minuta lojë, duke pasur edhe 5 tabela, 5 asistë e 3 vjedhje topi. Bledsou shënoi 23 pikë dhe iu afrua tripëll dabëllit (7, 10), Divincenso pati 12 pikë e 10 tabela, Hill 14 pikë e kështu disa të tjerë. Miluoki ka 49 fitore e 8 humbje, duke qenë i kualifikuar për në plej of.
Sfidanti.al