Milosh Teodosiç, pjesëtar i CSKA-s së Moskes dhe i përfaqësueses së Serbisë, si edhe një nga lojtarët organizatorë më të mirë të Evropës, sezonin e ardhshëm, mund të luajë në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, në NBA-në amerikane, shkruajnë disa mediume në SHBA. Sipas këtyre të fundit, plejmekeri (luajtësi i topit) i CSKA-së së Moskës ka në tavolinë dy oferta që të shpërngulet për në SHBA. Prej një kohe, pak a shumë, të gjatë, dihet se për të interesohet ekipi i Sakramentos, por, tani, ka dalë si konkurrent edhe ekipi Bruklin Netsave që, gjithashtu, synon që të sigurojë shërbimet e “Moxartit” të basketbollit. Sidoqoftë, ka shumë mundësi që Teodosiçi të shpërgulet në Kaliforni, për hir të Vllade Divacit që është menaxher i përgjithshëm i klubit kalifornian.
Sfidanti.al