Mik Shumaher ‘viziton’ të atin, në ekspozitën dedikuar Mikael Shumaher

Mik Shumaher, djali i legjendës së Formula 1 Mikael, vizitoi të atin e tij. Piloti 19 vjecar javën e kaluar u pa në Muzeun Ferrari për të parë ekspozitën që Kokëkuqja italiane hapi në 3 janar për 50 vjetorin e lindjes së 7 herë kampionit të botës në Formula 1, piloti më fitues në historinë e skuderisë nga Maranelo.

Mik Shumaher nuk ngurroi që të publikojë disa foto të kësaj vizite të tij në profilin e tij në rrjetin social Instagram. Mik Shumaher vetëm përpara pak kohe u konfirmua si piloti më i ri në Akademinë e Ferrarit, por ai ka spikatur me talentin e tij. Në 2018 19 vjecari u shpall kampion Evrope në kampionatin e Formula 3 me skuadrën e Premas duke fituar edhe të drejtën e pajisjes me superlicencën e Formula 1. Në këtë vit, Mik Shumaher do të garojë në kampionatin e Formula 2 me të njëjtën skuadër.

sfidanti.al