Nuk dihet se përse duhet të arrijë deri këtu antipatia, por ja që është fakt. Tabloidi “Deili Meil” vazhdon fushatën e sulmeve kundër Novak Gjokoviçit, dhe kjo vetëm sepse numri 1 i botës (deri të dielën në mbrëmje) nuk ka pranuar të vaksinohet. Lajmi i fundit për të nxirë tenistin serb është mërzitja e “Deili Meilit” që Nole mund të marrë pjesë në Grand Slemin e Uimbëlldonit dhe në turne të tjerë. Kjo “herezi”, sipas medias britanike është e palejueshme, ndërsa njeriu duhet të përjashtohet nga çdo mundësi vetëm sepse nuk pajtohet me frymën sunduese, me atë që predikojnë disa nga mediat kryesore botërore, që zakonisht kanë lidhje direkte me kompani të ndryshme që përfitojnë nga shitja e produkteve mjekësore. “Deili Meil” nuk kënaqet që Gjokoviçi u mund në Dubai dhe ia la vendin e parë në botë Danil Medvedevit.
Sfidanti.al