‘Medalja e Lirisë’; Donald Trump nderon Tajger Uds

Njeriu më i pushtetshëm në botë nderon golfistin më të fortë në botë në 25 vitet e fundit. Presidenti i SHBA, Donald Trump i dorëzoi Tajger Uds Medaljen e Lirisë që është vlerësimi më i lartë civil i SHBA

‘Ndryshoi historinë e golfit për të luftuar me dëmtimet dhe për t’u kthyer në majat më të larta të këtij sporti-tha Trump në ceremoninë e zhvilluar në Rose Garden të Shtëpisë së Bardhë duke iu referuar fitores së Tajger Uds në turneun Masters të Augustës në muajion prill, një fitore që Uds e rigjeti pas 11 vitesh

‘Suksesi i jashtëzakonshëm në fushat e golfit, triumfi yt ndaj problemeve fizike, dëshira e pafund për të fituar janë cilësi që mishërojnë shpirtin amerikan-vijoi Donald Trump në fjalën e tij duke mos u përpmbajtur duke i thënë edhe ‘askush nuk është si ty’

Tajger Uds u përgjigj sipas mënyrës së tij, duke mos e fshehur një lloj emocioni teksa mendonte për vitet e errëta që kaloi dhe që tashmë duket se i ka lënë pas krahëve.

‘Ishte një aventurë e jashtëzakonshme-tha Uds-falenderoj ata që më kanë qëndruar pranë dhe që kanë parë të mirën e të keqen apio uljet e ngritjet e mia. Babai im nuk është më këtu, por nëna ime po. Të dua nënë, faleminderit!

Tajger Uds, tashmë 43 vjecar bëhet i katërti golfist që merr Medaljen e Lirisë, që ka filluar të jepet në vitin 1963 nga presidenti Xhon Kenedi. Përpara tij janë vlerësuar me këtë medalje legjendat e këtij sporti si Xhek Niklaus e Arnold Palmer të nderuar nga Xhiorxh ?ë Bush, ndërsa në 2014, Barak obama ia dorëzoi këtë medalje Carli Siford, i pari lojtar me ngjyrë në Turnetë PGA.

sfidanti.al