Quhet “në të thatë”, sepse nuk është realizuar ajo që duket si gjëja më normale në botë. Këtë edicion, NBA ka pasur një “inflacion” pikësh dhe në çdo mbrëmje ka pasur një apo më shumë lojtarë me 30 pikë të paktën të shënuara. Shpesh janë shënuar mbi 40, aq sa është thyer edhe rekordi i sezonit 1961-1962 kur luante i madhi Uilt Çembërlen. Gjithsesi, mbrëmjen e fundit pati zhgënjim sepse asnjë basketbollist nuk shënoi deri në 30 pikë. Më i miri ishte debutuesi Paolo Bakero me 29 pikë për Orlandon. Në skajin tjetër ishte Xhejzën Tatëm i Bostonit që realizoi vetëm një kosh nga 9 në humbjen në Nju Jork.
Sfidanti.al