Ka ndryshime te numrat e pilotëve të Formula 1 për Botërorin e ri. Max Verstappen ka vendosur të garojë me numrin 3 sezonin 2026, kurse Lando Norris do të marrë numrin 1, pasi mposhti pilotin e Red Bull-it sezonin e fundit me vetëm 2 pikë. Nga debutimi me Toro Rosso në 2015-ën, Verstappen ka garuar me makinën numër 33, por kaloi te numri 1, kur mundi Lewis Hamilton të Mercedes në vitin 2021, duke i hapur rrugën mbretërimit 4-vjeçar si kampion bote.
Kjo seri fitoresh u ndërpre nga Norris, i cili zuri vendin e 3-të në Abu Dhabi dhe siguroi titullin e parë si pilot i McLaren. Verstappen nuk u kthye te numri i tij 33, por ka marrë numrin e ish-shokut të skuadrës, Daniel Ricciardo. Holandezi ka shpjeguar se kalimi te numri 3 ka qenë një ëndërr e tij. “Numri im i preferuar ka qenë gjithmonë 3-shi”, – ka theksuar vetë piloti.
sfidanti.al

