Na dha edhe një tjetër të artë, por synimet i ka edhe më të mëdha. Matvei Petrov është heroi rus i Shqipërisë, dhe gjimnasti i niveleve më të larta shpreson që të bëjë më shumë sesa deri tani. Pasi fitoi medaljen e artë në serinë e Kupës së Botës në Osijek të Kroacisë, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar u shpall kampion i Europës, Petrov do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Olimpike në Tokio këtë verë.
Vetë Petrovi deklaroi se synon të hyjë në finale, dhe pastaj të shikojë sesi do të jetë konkurrimi aty. Nëse ështëmes 8 më të mirëve, gjithçka ndodh. “Ne kemi shanse së pari që të arrijmë finalen, dhe në garën finale mund të ndodhë çdo gjë, – tha ai, – Unë do të bëj maksimumin për të arritur medaljen, por synimi më realist do të ishte në hynim në 8 të parët në Olimpiadë. Ne kemi shanse”. Trajneri i tij, Alon Hasa, shpjegoi se janë 4-5 gjimnastë që synojnë medalje dhe mes tyre është edhe Petrovi. Gjithsesi, problemi i përhershëm me sportin në Shqipëri është mungesa e mbështetjes financiare. Edhe pse Petrovi ka fituar titullin europian, nuk ka marrë asnjë lek, pavarësisht nga vendimi i qeverisë. Trajneri Hasa thotë se deri tani ata kanë shpenzuar 60 000 euro, dhe se duan mbështetje nga shteti shqiptar.
Sfidanti.al