Nuk janë më kundërshtarë në pistë, por Marc Marquez e Valentino Rossi vazhdojnë duelin e tyre edhe në distancë. Nisja e shkëlqyer e spanjollit në këtë botëror të Moto Gp, me motorin zyrtar të Ducatit, le të kuptohet se do të jetë ai kampioni i ri i botës në fund të sezonit. Do të jetë ky triumfi i tij i parë pas atij në 2019, viti i fundit që 32 vjeçari nga Cervera ishte mbi të tjetër.
E nëse fiton këtë vit, atëherë do të arrinte në kuotën e 9 titujve, duke u barazuar me Valentino Rosin. Prej vitesh ishte menduar se Marquez do të arrinte të kalonte titujt e Doktorit, duke synuar numrin 13 të Angel Nieto apo 15 të Giacomo Agostini. Por një sërë dëmtimesh radhazi të lidhura edhe me krizën teknike të Hondës, ndërprenë vrullin e Marc në arritjen e objektivave.
Tani duket se spanjolli e ka nisur kampionatin me të gjithë dëshirën dhe ambicjen e tij. Në Argjentinë arriti kuotën e 90 fitoreve, po aq sa Nieto e, edhe pse është ende larg nga 115 të Rossi, ka që mendojnë se markez mund ta arrijë dhe ta kalojë këtë shifër. E vetmja statistikë që sot e vendos Markezin përpara Rossit është ajo e pole position 96 kundrejt 65.
Ndërsa rekordet e Rosit që nuk rrezikojnë të thyhen nga spanjolli janë podiumet totale 235 ndaj 152 të spanjollit, pikët, 6357 të italianit kundërejt 4138 të Markezit.
Gjithashtu edhe Çmimet e Mëdha të zhvilluara, 432 të Doktorit kundrejt 269 të rivalit. Vetëm nëse Markez garon deri në moshën 40 vjeç, atëherë mund t’i arrijë rekordet e Rosit.
sfidanti.al