Mark Markez qendron te Honda; rinovon deri ne vitin 2020

Mark Markez qendron te Repsol Honda edhe per 2 vjet. Piloti spanjoll rinovoi kontraten me skuderine japoneze deri ne vitin 2020, lajm qe u konfirmua nga vete drejtuesit e Hondes nepermjet faqes zyrtare te internetit.

‘Do te qendroj te Honda deri ne 2020, eshte skuadra e endrrave te mia-shkruante Markez ne Twitter-falenderoj Familjen Honda, do te jap gjithnje maksimumin. Jam entuziast qe do te garoj serish me Honden ne MotoGP. Jam krenar qe jam pjese e kesaj familjeje dhe vleresoj Honden qe me ka dhene gjithnjeate qe kam pasur nevoje’.

Mark Markez u be pjese e Hondes ne klasin MotoGP ne vitin 2013 duke fituar menjehere titullin per pilote, sukses qe e perseriti ne 2014, 2016 dhe 2017.

Sfidanti.al