LeBron kërkon LaVigne te Los Angeles Lakers

LeBron James do të përpiqet të drejtojë Los Angeles Lakers drejt një trofeu në tjetër në NBA por liqenorët kanë nevojë për një emër të fortë në skuadër. I vetëdijshëm se ai ka nevojë për përforcime shtesë, për ta bërë një gjë të tillë, dëshira e tij është Zach LaVine. Ylli i Chicago Bulls thuhet se është i pakënaqur pasi kërkon një skuadër konkurruese por edhe pse në skuadër ka një tjetër yll si DeMar DeRozan kaq është shumë pak për të synuar objektiva të rëndësishëm. Që nga sezoni 2017/2018, kur mbërriti në klub, LaVine luajti me Bulls vetëm një herë në play-off, vitin e kaluar kur Bulls u mundën në pesë ndeshje nga Milwaukee Bucks.

sfidanti.al