Lamtumira e legjendës Usain Bolt; me fitoren në Racers Grand Prix në Kingston

Legjenda e atletikës, Usain Bolt iu dha lamtumirën aktiviteteve në Xhamajkë në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitore. 30 vjecari rekordmeni botëror në 100 e 200 m bëri përshëndetjen e fundit përballë bashkëkombasve të tij në Racing Grand Prix në Kingston me suksesin në garën e 100 m me kohën 10.03 sekonda. Njeriu më i shpejtë I botës iu imponua në këtë garë Jevaughn Minzie dhe Nickel Ashmeade. Eventi i fundit ku do të marrë pjesë Usain Bolt përpara se të tërhiqet përfundimisht nga atletika, do të jetë Kampionati Botëror që do të zhvillohet në muajin gusht në Londër.

sfidanti.al