Për atletin grek Emmanouil Karalis ky sezon është mjaft pozitiv pasi ka vendosur disa rekorde personale, të cilët i kanë lejuar të futet mes më të mirëve të këtij sporti. Edhe pse arritjet e Mundo Duplantis janë të destinuara që të mbeten për dekada, 25-vjeçari nga Greqia ka mundur që të bëjë historinë. Në mars ai kërceu në lartësinë 6.05m në “World Indoor Championships” në Nanjing të Kinës.
Por ditën e djeshme ai përmirësoi përsëri këtë rezultat gjatë Kampionatit Kombëtar Grek ku kërceu 6.08m. Falë rezultatit të fundit fituesi i medaljes së bronztë në Paris 2024 ka arritur që të renditet në vendin e katërt historik pas Sergei Bubka, Renaud Lavillenie dhe Mondo Duplantis.
sfidanti.al