Ylli i atletikës së lehtë Sha’Carri Richardson u arrestua dhe u ndalua për pak kohë në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle-Tacoma të dielën e kaluar, u raportua në orët e fundit.
Atletja amerikane, kampione olimpike në Paris në garën 4×100 metra dhe medaliste e argjendtë në garën 100 metra, u akuzua për sulm të shkallës së katërt me dhunë në familje. Richardson u lirua nga akuzat kur i dashuri i saj, kolegu i saj në garën e sprintit Christian Coleman, refuzoi të ngrinte padi.
Vrapuesja 25-vjeçare u ndalua për 19 orë, pasi një raport i policisë tha se ajo e shtyu Coleman disa herë gjatë një grindjeje. Të dy po garojnë aktualisht në Kampionatin e SHBA-së të Atletikës në Natyrë në Eugene, Oregon, përpara kampionatit botëror në shtator në Tokio.
Atletja Sha’Carri Richardson shquhet për ekscentricitetin e uniformës së saj kur garon.
Përdorimi i marijuanës…
Çifti e bëri publike lidhjen e tyre në shkurt, megjithëse sipas atletit, lidhja ka vazhduar prej dy vitesh.
Richardson u përball me polemika në vitin 2021, pasi rezultoi pozitive për përdorim të marihuanës, një incident që e la mënjanë nga Lojërat Olimpike të Tokios.
sfidanti.al