Kampioni olimpik Zverev u hutua fare nga pritja e zhurmshme në Mynih

Djaloshi me origjinë ruse padyshim që lufton fort për Gjermaninë dhe në emër të saj fitoi medaljene artë në Tokio. Aleksandër “Sasha” Zverev u kthye triumfator në Mynih pas suksesit në Japoni, ndërsa u prit nga vëllai i tij,  Misha (Mihail), nga babai që është Aleksandër i Riu, nga nëna Irina dhe nga dy qentë e familjes që erdhën nga Montekarlo. Gjithashtu,  në aeroportin e Mynihut ishte tenistja e njohur gjermane, Sabinë Liziki (Lisicki),  e cila banon në Mynih. Edhe 100 tifozë ishin në  aeroport dhe nga kjo pritje madhështore, Zverevi harroi çantën tek bagazhet.  Më pas tha duke qeshur se “këdo ditë nuk  do të më duhet, ndaj edhe e harrova”.

Sfidanti.al