Jokiç si Uestbruku dhe Robertsoni, asnjë qendër e NBA-së si ai!

Mund ta përfundojë sezonin me tripëll dabëll si mesatare, dhe kjo do të ishte një faqe e re historie. Nikola Jokiç realizoi tripëll dabëllin e 16-të të sezonit, duke qenë më i miri në NBA në këtë nivel, në fitoren që Denveri arriti ndaj Nju Orlinsit. Qendra serbe realizoi 26 pikë, kapi 18 topa në tabela dhe shërbeu 15 asistë në suksesin 122-113, ndërsa mesataren e sezonit po ashtu e ka shumë larg. Jokiç është në shifrat 25.1 pikë, 11.1 topa në tabela dhe 10 asiste për ndeshje. Vetëm Oskar Robertsoni dhe Rasëll Uestbruku e kanë bërë, por asnjë lojtar qendër, ndërsa Jokiç mund të fitojë çmimin e tretë të lojtarit më të mirë të sezonit.

Sfidanti.al