Jakob Ingebrigtsen vendos dy rekorde në një garë

Njëri prej atletëve më të mirë të dekadës së fundit ka vendosur dy rekorde brenda një gare duke treguar se do të jetë ai protagonisti kryesor i Botërorit të Atletikës në Tokio. Në mitingun e sallave të mbyllura që po mbahet në qytetin francez të Lievë, Jakob Ingebrigtsen zgjodhi që të garonte në garën e miljes. “Është një distancë, të cilën nuk praktikosh shpesh. Preferoj distancat olimpike, por e di se sa vlej dhe çfarë jam i aftë që të bëj”, tha atleti nga Norvegjia.

Sa i përket garës atleti në 1000 metrat e para u ndihmua nga lepujt ndërsa pas 1500 metrave ndali kronometrin në kohën 3’29”63, gati një sekond më pak se koha e vendosur tri vite më parë nga po vetë ai, e cila ishte 3’30”60. Më pas Ingebrigsten 109,34 metrat që i mungonin për të plotësuar miljen i bëri për 14”46, për një kohë totale prej 3’45”14, e cila i lejoi që të përmirësonte me një sekond e gjysëm rekordin e Yared Nuguse (e vendosi javën e kaluar). Kjo sipërmarrje ishte epike pasi për herë të fundit kishte qenë australiani John Landy, i cili rrealizoi të njëjtën doepietë në 1954 e largët.

sfidanti.al