Anthony Joshua dhe Jake Paul do të ndajnë një shumë të pabesueshme prej 116 milionë euro për përballjen e tyre që zhvillohet muajin e ardhshëm. Më herët gjatë ditës u konfirmua zyrtarisht se ish-kampioni i peshave të rënda, Joshua, 36 vjeç, do të ndeshet me YouTuber-in e kthyer në boksier, Jake Paul, 28 vjeç, më 19 dhjetor në Miami. Pavarësisht kritikave të shumta që ka shkaktuar ndeshja, për shkak të diferencës së madhe në peshë, përvojë dhe cilësi mes tyre, shifrat astronomike që po qarkullojnë tregojnë qartë pse ky duel ishte joshës për të dy protagonistët. Sipas SunSport, Paul dhe Joshua do të ndajnë peshën e çmimit prej 116 milionë euro përgjysmë, që do të thotë se secili do të arkëtojë rreth 58 milionë euro. Për Joshuan, kjo shumë është vetëm 11.6 milionë euro më pak se pagesa më e madhe e karrierës, të cilën e fitoi kundër Andy Ruiz Jr. Ndeshja pritet të jetë një ndër eventet më të ndjekura të vitit. Mbi 100 milionë shikues u lidhën me Netflixin në debutimin e tij në boks, ku Jake Paul u përball me Mike Tyson-in, atëherë 58 vjeç. Promotorët shpresojnë që sfida me Joshua-n të arrijë shifra të ngjashme rekord.
sfidanti.al

