Ish-lojtari i Dinamos dhe Kukësit prezantohet në Kosovë

Endri Reçi është bashkuar me Gjilanin. Klubi e ka prezantuar 24-vjeçari, që ishte pa ekip pas largimit nga Teuta në shtator. Reçi ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Mbrojtësi do të luajë për herë të parë jashtë kampionatit shqiptar. Më parë ka mbajtur veshur fanellën e Kukësit, Dinamos, Besës, Pogradecit dhe Kastriotit.

 Njoftimi i Gjilanit:

 “Sport Club Gjilani komunikon se ka arritur marrëveshje me futbollistin Endri Reçi për të qenë “kuqebardh”.

Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026. 24 vjeçari vjen nga radhët e Teutës në Kategorinë Superiore në Shqipëri, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të tjera shqiptare si Kukësi, Besa e Kavajës, Pogradeci dhe Dinamo. Reçi është një përforcim për repartin e mbrojtjes, si futbollist që mund të luajë edhe në pozitat e krahut.

sfidanti.al