Ish-mesfushori i Interit dhe Romës, Radja Nainggolan, u arrestua këtë të hënë, pasi dyshohet së është përfshirë në trafik droge. Për këtë temë ka folur Omar Souidi, avokati i Nainggolan. “Duke qenë se hetimet janë ende në vazhdim dhe duke marrë parasysh prezumimin e pafajësisë, nuk do të bëhen komente të mëtejshme në këtë fazë. Ai u mor në pyetje korrektësisht nga policia. Ai bashkëpunoi dhe iu përgjigj pyetjeve. Mohon kategorikisht përfshirjen e tij në trafikimin e drogës. Pres që të kthehet në fushë me Lokeren-Temse sa më shpejt të jetë e mundur. Ai është përmendur në dosje, por për të qenë të qartë: ende nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tij. Vetëm pse klienti im duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve, nuk do të thotë se ka lidhje me këtë. Ai ishte me të dashurën e tij. Por, ai vetë ofroi të ndihmonte në kërkesën e parë. Është një futbollist, jo një kriminel.”
sfidanti.al