Histori frymëzuese/ Mposhti kancerin dhe fitoi medaljen olimpike

Piper Gilles fitoi medaljen e bronztë në kërcimin në akull në Lojërat Olimpike Dimërore të Milanos-Cortina 2026, vetëm tre vjet pasi iu diagnostikua me kancer të vezoreve. Sportistja kanadeze, 34 vjeçe, e cila garoi në çift me Paul Poirier, festoi me entuziazëm medaljen e saj të parë olimpike, një moment që ajo pranon se nuk e kishte imagjinuar gjatë betejës me sëmundjen. Diagnostikimi i kancerit të vezoreve në stadin 1 erdhi më 16 janar 2023, pikërisht në ditëlindjen e saj të 31-të. “Ishte shumë, shumë frikësuese,” rrëfeu Gilles në një seri të re dokumentare të Netflix, Glitter & Gold: Ice Dancing, ku ndau përvojën e saj. Përveç frikës për shëndetin, ajo u pyet nëse do të mund të vazhdonte të konkurronte.

sfidanti.al