Helmeta e Senës mund ta ndihmojë Hamiltonin për titullin!

Pasi fitoi vendin e parë në provat e Çmimit të Madh të Kanadasë, Ljuis Hamilton mori një dhuratë të veçantë. Një helmetë të famshme, të vendosur në kokë nga legjenda e ndjerë e Formula 1, Airton Sena. Dhurata ui bë nga vetë familja e brazilianit, pasi anglezi barazoi idhullin e tij për nunrin e “pole position”-eve të fituar në karrierë. Të dy kanë nga 65, ndërsa piloti i Mercedesit mund të dalë në vend të parë, pasi rekordmeni Mikael Shumaher është vetëm 3 “pole position”-e larg, duke pasur 68.

Hamilton u emocionua shumë nga dhurata, duke thënë se i dridheshin duart dhe se ishte një nder i madh që iu dha helmeta e idhullit të tij. Bëhet fjalë për kokoren e veshur nga Sena në 1987 kur ishte me Lotusin. Braziliani fitoi 3 tituj botërorë, më pas, me Meklarenin në 1988, 1990 e 1991, por humbi jetën në 1993, në timonin e një Uilliamsi.

Anglezi shpreson që kjo dhuratë ta ndihmojë për të fituar një titull botëror që duket se po i ikën nga duart. Piloti i Mercedesit është 25 pikë prapa kryesuesit Sebastian Fetel të Ferrarit, por shpreson të ulë diferencën që në garën e sotme në Montreal, duke e zbritur të paktën në 18 pikë, nëse fiton, edhe nëse Fetel del i dyti.

Sfidanti.al