Hamilton: Ky Ferrari, më i mirë se Mercedesi i dy viteve të fundit

Për dy ditë me radhë, pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, kanë testuar gomat e reja Pirelli në pistën e Barcelona. Nga skuderia italiane zbulojnë edhe ndjesitë e para që ka patur piloti britanik me “kokëkuqen”, duke shprehur një mendim shumë pozitiv. Ata kanë pilotuar makinën SF-23 (makina e vitit 2023) dhe pavarësisht se ajo nuk ka qenë njëvendëshja më e mirë Ferrari e viteve të fundit mësohet se Hamilton ka thënë se ajo makinë është më e mirë se Mercedesi. “Lewis është ndjerë mirë në makinë”, u shprehën nga Ferrari. “Hamilton ndjehej më mirë në këtë makinë se në Mercedes të dy viteve të fundit. I pëlqenin ndjesitë e drejtimit të makinës dhe aksidenti që pati në ditën e parë erdhi për shkak se ai po testonte makinën në limitet e saj. Testi i parë ishte premtues, tifozët mund të jenë optimist”.

sfidanti.al