Formula 1 në Malajzi, fati i buzëqesh Hamilton në provat zyrtare, Vettel probleme me motorin

Lewis Hamilton do të jetë ai që do të niset i pari në garën e së dielës në Cmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1. Piloti britanik që u shfaq në vështirësi gjatë provave të lira, arriti të fitojë pole position në këtë garë, e 70 për të duke rritur gjithnjë e më shumë shpresat për suksesin edhe në garë. Për të arritur te kjo fitore, piloti britanik u ndhmua edhe nga fakti se Sebastian Vettel u tërhoq që në sesionin e parë të provave zyrtare që do të thotë se gjermani do të nisë garën nga vendi i fundit. Vettel gjatë provave të lira pati probleme me motorin e tij, dicka që nuk u zgjidh dotë në kohë edhe pse stafi i inxhinierëve dhe mekanikëve të Ferrarit u përpoq shumë për të mundësuar pjesëmarrjen e tij në këto prova. Gjithsesi, kjo ditë nuk ishte e gjitha për t’u hedhur poshtë nga ana e Ferrarit, pasi Kimi Raikkonen u rendit në vendin e dytë që do të thotë nisje përkrah hamilton në vijën e parë të startit. Menjëherë pas finlandezit janë 2 makinat Red Bull me Max verstappen që e feston 20 vjetorin e tij të lindjes me vendin e tretë duke lënë pas asustralianin Ricciardo. Nuk shkoi më shumë se vendi i pestë, piloti tjetër i mercedes, Valtteri Bottas

sfidanti.al