Formula 1 ne Bahrein, kryeveper e Fetelit, Ferrari mund Botas dhe Hamilton

Dhe jane 2! Dy fitore ne dy garat e para te Boterorit te Formula 1, pike te plota ne klasifikim, nje makine qe di te pergjigjet dhe nje skuader qe di te reagoje ne veshtiresi. Ne Bahrein te gjithe pane nje Ferrari e nje Sebastian Fetel praktikisht perfekte.

Piloti gjermani fitoi edhe ne pisten e Sahkirit ku fitoi edhe ne provat zyrtare per te festuar ne menyren me te mire te mundshme garen e tij te 200.

Pervec meritave individuale te Fetelit, duhen vene ne dukje edhe ato te skuadres se Ferrarit qe ne momentin me te veshtire gjeten strategjine e duhur per te fituar dhe per te befasuar Mercedesin. Inxhinieret e Kokekuqes e kuptuan se kalimi 2 here ne bokse do t’i jepte fitoren rivaleve gjermane dhe keshilluan Fetelin qe te qendronte me ne piste me gomat e buta te cilat i montoi ne xhiron e 21. Nje zgjedhje kjo e guximshme por qe e shperbleu skuadren italine. Kjo gome dhe krahu i Fetelit i dhuruan kete sukses skuderise italiane. Pas Fetelit, i dyti qe kaloi vijen e finishit ishte Botas, ndersa i treti Hamilton.

Surpriza e dites ishte Gasli me Toro Rosso i renditur ne vendin e katert i ndjekur nga Magnusen, Hulkenberg dhe Alonso. Per te ardhur keq eshte se Raikonen nuk e mbylli garen per nje incident ne boks, nderkohe qe te njejtin fat e paten edhe 2 pilotet e Red Bull, Daniel Riçardo e Maks Vershtapen.

Sfidanti.al