Nuk është Flavio Briatore ai që priret drejt ekzagjerimit, por bota e Formula 1 që shumëkujt i duket se është bërë tepër e ngjeshur. Vetëm pak ditë më parë, sipërmarrësi hodhi një ide të fortë në tavolinë: “Dua 24 gara Sprint.”
Në fund të fundit, shifrat duket se i japin të drejtë “Liberty Media”-s. Fundjavat me garë Sprint tërheqin më shumë vëmendje dhe garantojnë diçka për t’u parë që të premten, me vetëm një seancë provash të lira përpara kualifi kimeve. Formati pëlqehet veçanërisht sepse redukton kohën në dispozicion të skuadrave për të përgatitur makinën dhe rrit mundësinë për gabime, surpriza dhe renditje starti shumë më pak të parashikueshme. Por rritja e numrit të garave Sprint do të ndryshonte edhe peshën e tyre në luftën për titullin. Me 6 gara të shkurtra, piloti që i fi ton të gjitha mund të grumbullojë 48 pikë. Me 10 gara, kjo shifër do të shkonte në 80 pikë. Nuk është ndonjë shifër marramendëse, dakord. Por gjithsesi është një sasi e konsiderueshme, që do të bëhej një pjesë e rëndësishme e pikëve të kampionatit. Dikush mund të mos jetë dakord. Jo çdo risi ka domosdoshmërisht të njëjtën peshë. Por, siç tha pak ditë më parë Stefano Domenikali, drejtuesi i Formula 1: “Në fi llim njerëzit ishin gjithmonë skeptikë për atë që po bënim dhe besoj se e kishim për detyrë të ishim të guximshëm dhe të mendonim jashtë kornizave.”
Pika qendrore – Vështirë të thuhet, pasi është e qartë se numri i garave Sprint do të ishte më i ulët se në motociklizëm. Por më shumë Sprint do të thotë edhe më shumë mundësi për të rikuperuar pikë dhe, nga ana tjetër, më shumë mundësi për të gabuar. Një fundjavë mund të mos ta ndryshojë renditjen në kampionat, por mund të ndryshojë një karrierë. Dhe jo gjithmonë për mirë. Në MotoGP, rreziku është sigurisht më i madh edhe për shkak të aspektit fi zik, por parimi vlen edhe për Formula 1.

