Nga e mërkura deri sot zhvillohet sesioni i fundit i testeve në “Bahrain International Circuit” para nisjes së sezonit 2026. Të gjitha skuadrat e mëdha kanë treguar potencial, por askush nuk dëshiron të shpallet favorit. “Gjëja më pozitive është që askush nuk po flet për ne. Objektivi i parë, kur ke një makinë krejtësisht të re si kjo, është të grumbullosh kilometra. Vitin e kaluar kishim një pikë referimi nga sezoni i mëparshëm dhe mund të bënim krahasime. Këtë vit nisim nga zero. Nuk duhet të fokusohemi vetëm te menaxhimi i energjisë, që është thelbësor për kohën në xhiro, por te të gjithë parametrat e Formulës 1 dhe garave: aerodinamika do të jetë vendimtare, ashtu si gomat, drejtimi dhe strategjitë në bokse”, tha Frederik Vasër, duke konfirmuar strategjinë e profilit të ulët të skuderisë Ferrari. Pas zhgënjimit të vitit të kaluar dhe pritshmërive të larta me ardhjen e Luis Hamilton, Ferrari ka zgjedhur të punojë në heshtje.
Formula 1 kërkon mbretëreshën 2026
sfidanti.al

