Po flasim për një boksier të klasit të parë, të cilin e kanë cilësuar si më të madhin e epokës së tij, pas legjendave si Muhamed Ali, Xhorxh Foreman, Majk Tajson, Evander Holifild, Lenoks Ljuis apo Vitali e Vladimir Kliçko. Tajson Fjuri është vërtet i tillë dhe e tregoi edhe me fitoren e vështirë, por të merituar në sfidën tashmë legjendare ndaj Diontej Uajlderit, por gjithsesi heroi i peshave të rënda profesioniste qenka mundur nga babai i tij në një garë vrapimi. E thotë vetë babai, Xhon Fjuri, që tregon se një muaj para ndeshjes me Uajlderin, ai bëri një vrapim prej 5 kilometrash (3 milje) me Tajsonin për të parë edhe formën e tij. Në fund të 5 kilometrave, 56-vjeçari e la pas djalin 31-vjeçar, i cili mezi po mbushej me frymë, dhe pati frikë se mos e humbiste ndeshjen me amerikanin. Për fat, kjo nuk ndodhi.
Sfidanti.al