Fiton Vingegard, por Turi i Francës pret një duel të madh me Pogaçarin!

Në Paris ishte thjesht një shëtitje për t’u shijuar. Karvani I Turit të Francës realizoi parakalimin ceremonial në Shamps Elize në etapën e 21-të e të fundit, ndërsa fituesi ishte përcaktuar një ditë më parë.  Fanelën e Verdhë të garës më të madhe çiklistike të botës e mori Jonas Vingegard nga Danimarka. Sportisti I skuadrës Xhambo-Visma la pas 3’34” rivalin më të madh dhe triumfuesin e dy edicioneve të kaluara, Tadej Pogaçar nga Sllovenia. Danezi ishte njëri nga favoritët që përpara fillimit të garës, së bashku me dy sllovenët, Pogaçar e Rogliç. Vingegard fitoi vetëm dy etapa nga 21 gjithsej, ndërsa Pogaçar triumfoi në 3 të tilla, veçse 25-vjeçari ishte I shkëlqyer sidomos në gjysmën e dytë të Turit.

Ai u ndihmua mjaft nga skuadra, e sidomos nga krahu I tij I djathë, Vut Van Ert. Çiklisti belg ishte ndoshta faktori kryesor që  Vingegardi mundi Pogaçarin, skuadra e të cilit u godit nga Kovidi. Rivaliteti mes dy kampionëve ishte kaq I madh saqë ky Tur u cilësua si më I miri I epokës moderne, dhe pritet që beteja mes tyre të jetë vetëm në fillimet e saj. Vingegard është 25 vjeç, ndërsa Pogaçar 23, pra do të ketë duele të ashpra në Alpet franceze dhe në Pirenej në vitet e ardhshme, ndërsa të dy çiklistët do të përpiqen t’u afrohen legjendave të dikurshme. Duket e vështirë, por objektiv janë rekordet e belgut Edi Merks, të mbiquajtur “kanibali” dhe çiklisti më I mirë I të gjitha kohëve.

Sfidanti.al