Pas Australisë, Ferrari dështon edhe në Bahrein, ndërsa Mercedes shkëlqen sërisht. Dhe të mendosh që gjithcka dukej se po shkonte në favor të kokëkuqes italiane. Gara në pistën e Shakirit shkoi sërish për Mercedes me Hamilton në vendin e parë këtë radhë i ndjekur nga Botas në të dytin. Podiumin e plotësoi Lëklerk që u tradhëtua nga makina e tij me pilotin e ri që e mbylli garën i treti i ndihmuar edhe nga makina e sigurisë.
Gara nisi në mënyrë perfekte për Ferrarin që kishte dominuar si provat e lira ashtu edhe ato zyrtare duke zënë vijën e parë të nisjes. Starti ishte për Fetelin që arriti të kalojë Lëklerk, por piloti nga Principata e Monakos nuk vonoi shuimë të marrë kryesimin duke bërë që pas tij të zhvillohej dueli mes dy kampionëve, Fetel e Hamilton
Në një moment të garës, Hamilton përfitoi nga gomat më të mira dhe e parakalopi gjermanin që gaboi duke rënë në vendin e 9 duke u detyruar të bëjë parakalime deri sa e mbylli garën në vendin e pestë. Piloti tjetër i ferrarit dukej i qetë në krye dhe po i mbante me mjeshtëri prapa kundërshtarët e tij, një situatë që zgjati deri në xhiron e 46 kur u shfaqën edhe problemet në motorin e SF90 së tij. Pas kësaj 21 vjecari filloi të humbasë terren dhe e pa veten të kalohej nga Hamilton e më pas nga Botas. Edhe Maks Vershtapen iu afrua në xhirot e fundit të garës, por ndërhyrja e makinës së sigurisë për problemet teknike të Renault të Hulkenberg e Ricciardos i shpëtoi ditën duke i dhënë mundësinë Leklerk të kalojë i treti vijën e finishit pas dy makinave Mercedes
sfidanti.al