Rozher Federeri, për shkak të dëmtimit të këmbës të premten e kaluar, u detyrua që të tëhiqej nga turneu i Romës, duke ia lënë vendin e tij në gjysmëfinale të tij grekut të ri, Stefanos Cicipas.
Federeri, ashtu edhe shumë tenistë të tjerë, ishte i detyruar që të zhvillontebrenda një dite, dy ndeshje, në të cilat ai mundi portugezin Suza dhe kroatin Çoriç, por që i lanë mbrapa probleme fizike, pasi ato i sollën ripërtëritjen e një dëmtimi të mëparshëm dhe kështu ai u detyrua t’ia dorezonte ndeshjen çerekfinale tenistit grek të lartpërmendur.
“Unë nuk e kuptoj sesi tenistët e tjerë pranojnë të luajnë në kushte të tilla. Kjo është një fushë që mban lagështi dhe kjo është e qartë për të gjithë. Madje, te vizat anësore edhe mund të rrëshqasësh, kështu që duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Pikërisht në një rast të tillë unë dëmtova gishtin e këmbës që tani vazhdon të më dhëmb akoma. Ata na detyrojnë neve që të luajmënë kushtë vështira. Gjyqtari Karlos Bernardes më tha: ‘Mos luaj, po të duash’, por ndërkohë ai më kishte thënë se duhet ta vazhdoja ndeshjen, ndërkohë që bëri të veten edhe presioni se 10 000 veta po prisnin vazhdimin e ndeshjes”, deklaroi Federeri.
Sfidanti.al