F1, goditet nga iktusi Willi Weber, ish agjenti i Schumacher, në fazë rehabilitimi

Për shumë vjet ka qenë hija e Michael Schumacher në pistat e Botërorit të Formula 1. Tani Willi Weber, menaxheri personal i legjendës gjermane në kohët  suksesit të tij te Benetton dhe më pas te Ferrari, kthehet në qendër të vëmendjes teksa tregon se në korrik u godit nha iktusi dhe se pasi qëndroi disa ditë në një spital në Stuttgart, tani ai ndodhet në banesën e tij duke u përballur me disa vështirësi në të folur teksa është në fazën e rehabilitimit.

Në moshën 78 vjecare që e festoi në muajin marë, Wilhelm ‘Willi’ Friedrich Weber është në mënyrë të padiskutueshme i lidhur me fazën me intensive dhe produktive të karrierës së tij si menaxher i Michael Schumacher, madje mund të quhet zbuluesi i tij. Willi Weber e mori në skuadrën e tij Schumacher nga Formula 3 për ta cuar në Formula 1 duke u marrë personalisht me kontratat e tij.

Duke nisur që nga akordi që e lejoi gjermanin të nisë garimin si zëvendësues të Bertrand Gachot të burgosur me skuadrën Jordan pikërisht në pistën belge të Spa për ta cuar më pas të Benetton në garën pasuese, Cmimi i Madh të Italisë.

Sigurisht që është firma e Weber që qëndron pas kalimit të 7 herë kampionit të ardhshëm të Botës te Ferrari, ku Schumacher  shkoi pasi fitoi dy titujt e tij të parë në karrierën e tij me skuadrën që drejtohej nga Flavio Briatore. Ishin vite të arta gjatë të cilëve, Weber me aftësitë e tij si sipërmarrës arriti t’i garantonte Schumacher, kontrata shumë të pasura dhe duke përfituar në të njëjtën kohë edhe komisione të konsiderueshme.

Për shumë vite ai ka qenë edhe agjenti i Ralf Schumacher, por Weber dhe agjencia e tij kanë vepruar edhe jashtë eventeve të motorsportit teksa administroi një pjesë të karrierës së modeleve të tilla si Claudia Schiffer dhe Naomi Campbell.

Sfidanti.al