E treta e vërteta: Medvedevi trumfon në Çinçinati

Danil Medvedev është fitues i turneut Masters në Çinçinati (SHBA), pasi në finale mundi 7-6 (7-3), 6-4 tenistin belg, David Gofin. Në këtë mënyrë, tenisti rus fiton titullin e tij të parë Masters në karrierën e vet.

Pasi mundi në gjysmëfinale raketën nr.1 të botës dhe favoritin kryesor Novak Gjokoviç, Medvedevi në finale vetëm se konfirmoi formën e tij të shkëlqyer.

Në këtë ndeshje që zgjati 1 orë 41 minua, kundërshtarët zhvilluan një luftë të fortë në setin e parë, por tetnisti rus arriti ta fitojë me taj-brejk 7-3. Në setin e dytë, Medvedevi zhvilloi një lojë mjaft të mirë, ritmin e së cilës Gofini nuk mund ta përballonte.

Pasi kishte humbur dy finale të mëparshme në Uashington dhe Montreal, Medvedevi arriti deri te trofeu në Çinçinati dhe te fondi i shpërblimit prej 6 056 280 dollarësh.

Sfidanti.al