Duranti, i rëndësishëm, por nuk po i mungon Golden Stejtit

Ky ishte një titull në faqen zyrtare të NBA-së. “KD, i rëndësishëm? Po! i domosdoshëm? Jo, plotësisht!” Ky titull u rikujtua menjëherë kur Golden Stejti reagoi për të dytën herë radhazi, ndaj deficitit me pikë, duke fituar ndeshjen e tretë po radhazi të plej ofit ndaj Portlendit. Fati i finaleve të Konferencës Lindore duket i vendosur, pas suksesit të miqve 110-99, pasi asnjë skuadër në histori nuk ka përmbysur një rezultat 0-3 me ndeshje, madje vetëm tri herë ka ndodhur që dueli të ketë shkuar deri tek ndeshja e shtatë.

Në mungesë sërish të Kevin Durantit, kampionët në fuqi nxorrën “asat nën mëngë”, Drejmond Grin, Stefën Kërri apo Klej Tompson. Grin pati tripëll dabëll me 20 pikë, 13 topa në tabela e 12 asistë, si dhe 4 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje. Kërri shënoi 36 pikë, si dhe ndihmoi me 6 topa në tabela e 3 asistë. Plot 10 lojtarë të Golden Stejtit ishin në tabelën e shënuesve. Kapiteni Klej Tompson pati 19 pikë, 5 tabela e 5 asistë. Ndeshja e katërt do të luhet sërish në Portlend, dhe Duranti sërish nuk pritet të jetë, por Uorriorsët duken të sigurt drejt finales së pestë radhazi të NBA-së, ku me shumë gjasë do të ndeshen me Miluokin.

Sfidanti.al