Duplantis i pandalshëm

Armand Duplantis theu rekordin botëror në kërcim me shkop duke arritur lartësinë 6.25 metra, e duke fituar titullin e dytë botëror. Më pas, I shtoi edhe një centimetër këtij rekordi në stadiume, pra në ambiente të hapura duke u ngjitur në 6.26 metra në një turne në Poloni, ndonëse historia e këtij nuk përfundoi këtu.

Tashmë, Duplantis arriti një lartësi të re. Në Mitingun e turit botëror në salla të mbyllura, mbajtur në Klermon Ferran të Francës, ai kërceu me shkop 6 metra e 27 centimetra. Këtë e bëri që në provën e parë për këtë lartësi. Për të imagjinuar epërsinë e 25-vjeçarit mjafton të themi se vendi I dytë, greku Karalis pati rezultatin 6 metra e 2 centimetra. 9 e nisi me 5.65, vazhdoi me 5.91 e 6.02. Fitoi garën me 6.07 metra dhe menjëherë e ngriti stekën 20 centimetra duke kërkuar rekordin botëror. Ky është rekordi I 11-të i tij në karrierë dhe vetëm Sergej Bubka ka arritur më shumë, plot 35.

sfidanti.al